Ballina Flash

Prerje e paligjshme e pyjeve, procedohet penalisht autori

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Një 45-vjeçar u procedua penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan, proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasin M.I., 45 vjeç, banues në fshatin Zgerbonj, pasi u konstatua nga shërbimet e policisë duke transportuar me një mjet “Kamion”, lëndë drusore, pa leje përkatëse.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat i bën apel të gjithë banorëve, që në asnjë rast të mos presin në mënyrë të paligjshme pyjet, pasi do përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të paligjshmërisë duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBelgjika, stacioni i radhës në Formula 1
Artikulli tjetërUjësjellësi i ri në Voskop, Filo: 24 orë ujë në të gjithë zonën rurale