SHKUP, 27 gusht /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut ka regjistruar 1 037 raste të tjera dhe 36 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 173 689, ndërsa ai i viktimave në 5 818.
Institucionet shëndetësore regjistruan 534 pacientë të tjerë tw shwruar, duke e çuar në 154 174 numrin e përgjithshëm të tyre.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 13 697./ /ervo/




















