TIRANË, 26 gusht /ATSH/ Fundi i sezonit turistik vijon të ushtrojë presion në mbiçmimin e monedhës europiane euro në raport me lekun, në tregun e brendshëm valutor.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, të enjten euro u rrit me 0.05 lekë, krahasuar me një ditë më parë dhe këmbehet me 121.82 lekë.
Ndërsa dollari amerikan, zbriti me 0.07 lekë dhe këmbehet me 103.54 lekë.
Paundi britanik këmbehet në po të njëjtën vlerë sa një ditë më parë në kuotat 142.22 lekë. Ndërsa franga zvicerane zbriti me 0.49 lekë dhe këmbehet me 113.01 lekë. /j.p/
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 103.54 | -0.07 | |
| Euro | EUR | 121.82 | +0.05 | |
| Poundi Britanik | GBP | 142.22 | 0.00 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 113.01 | -0.49 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 94.03 | -0.36 | |
| Dollari Australian | AUD | 75.16 | -0.08 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 82.11 | -0.12 | |
| Korona Suedeze | SEK | 11.90 | -0.02 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 11.76 | +0.02 | |
| Korona Daneze | DKK | 16.38 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 147.04 | -0.06 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 184632.53 | -1,260.82 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2450.79 | -14.09 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 15.98 | -0.03 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 15.98 | -0.03 | |
| Lira Turke | TRY | 12.38 | +0.03 | |























