TEL AVIV, 24 gusht /ATSH- DPA/ -Izraeli regjistroi gati 10 000 infeksione të reja me koronavirus brenda një dite, për herë të parë që nga janari, raportoi ministria e Shëndetësisë.
Sipas ministrisë, 6.63 për qind e vetëm 153 000 testeve kanë rezultuar pozitive në 24 orët e fundit.
Fëmijët deri në moshën 9 vjeç vazhdojnë të kenë përqindjen më të lartë të infeksioneve të reja. Që nga qershori, numri i rasteve të reja në Izrael është rritur përsëri ndjeshëm.
Deri më tani, pak më pak se 59% e afërsisht 9.4 milion izraelitëve janë vaksinuar dy herë, dhe pothuajse 17% kanë marrë tashmë një vaksinim të tretë.
Në fund të korrikut, Izraeli u bë vendi i parë në botë që administroi një vaksinim të tretë si përforcues. /os/























