TIRANË, 23 gusht /ATSH/ Portali e-Albania, ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike, ka lehtësuar punën dhe kursyer kohën për qytetarët.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj informoi sot se, “134,219 aplikime online janë regjistruar për periudhën Janar-Korrik 2021, për shërbimet që ofron Instituti i Sigurimeve Shoqërore”.
Sipas saj, 53 shërbime ofrohen në platformën e-Albania, duke ju dhënë mundësi qytetarëve të kursejnë kohë dhe kryesisht moshave të treta të shmangin radhët në sportel. /a.a/























