Ballina Bota

MADRID – Von der Leyen: Bisedime, jo njohje e qeverisë talebane

MADRID, 21 gusht /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen konfirmoi se po vazhdojnë bisedimet me talebanët, gjatë një vizite në një qendër pritjeje për punonjësit afganë të BE-së në Spanjë.

“Megjithatë, negociatat me sundimtarët e rinj të Afganistanit në asnjë mënyrë nuk nënkuptojnë njohjen e qeverisë së re”, theksoi von der Leyen.

“Qëllimi kryesor është lehtësimi i evakuimeve. Gjëja e parë që duhet bërë është të ofroni rrugë shpëtimi “ligjore dhe të sigurta” për personat në rrezik nga talebanët”, shtoi ajo.

Von der Leyen, gjithashtu, shprehu perspektivën e një rritjeje të ndihmës humanitare nga Bashkimi Evropian, një propozim që do të bëhet në të ardhmen e afërt./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – EMA: Ende nuk është përcaktuar nëse nevojitet doza e tretë
Artikulli tjetërRritja e infektimeve ditore, Manastirliu: Shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimit masiv edhe gjatë fundjavës