Ballina Bota

GJERMANI – Merkel: Thellësisht e bindur për Laschet si pasues

BERLIN, 21 gusht /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se është “thellësisht e bindur” nga kandidimi i Armin Laschet, udhëheqës i konservatorëve, për ta pasuar atë si kancelar pas zgjedhjeve të përgjithshme.

“Ka qenë gjithmonë e rëndësishme për të që të vendosë dinjitetin individual dhe të patjetërsueshëm në qendër të gjithçkaje”, theksoi Merkel gjatë një tubimi fushate në Berliin.

“Jam thellësisht e bindur se pikërisht me këtë qëndrim ai do t’u shërbejë gjermanëve si kancelar”, shtoi ajo, ndërsa kandidati i partisë së saj, CDU, po has në vështirësi dhe po humbet vrullin në sondazhe./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAFGANISTAN – Mijëra persona rrethojnë aeroportin e Kabulit në përpjekje për t’u larguar
Artikulli tjetër​Interesim i madh për vaksinim në “1 Tetori” edhe në fundjavë