Ballina Bota

SHBA – Pentagoni: 5 200 ushtarë për sigurimin e aeroportit të Kabulit

UASHINGTON, 19 gusht /ATSH-DPA/ – Ushtria amerikane tani ka rreth 5 200 ushtarë të vendosur në aeroportin e Kabulit, njoftoi sot një përfaqësues i Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

Brenda pak ditësh, mund të ketë deri në 6 000 ushtarë në aeroport.

Trupat janë vendosur për të siguruar sigurinë e aeroportit, si edhe për të lejuar evakuimin e amerikanëve dhe ish-punonjësve afganë të forcave amerikane.

Ushtria amerikane shtoi se ka zhvendosur më shumë se 2 000 persona nga Kabuli në 24 orët e fundit, dhe rreth 7 000 që kur filloi operacioni i evakuimit të shtunën.

“Talebanët e dinë se, nëse ndërmarrin sulme kundër qytetarëve amerikanë ose ushtrisë amerikane, ne do t’i godasim sërish”,  tha presidenti amerikan, Joe Biden, i  pyetur në një intervistë me ABC News për sulmet e mundshme të talebanëve në operacionet e evakuimit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStrehimi i afganëve, Rama për BBC: Nuk mund t’ia lejojmë vetes ta kemi kujtesën të shkurtër
Artikulli tjetërShmanget rreziku i zjarrit pranë banesave në Radhimë, Prefekti Mamaj: Vatër aktive në kodër