SEUL, 16 gusht /ATSH-DPA/ – Pavarësisht kërcënimeve nga Koreja e Veriut, forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Jugut filluan sot manovrat e përbashkëta vjetore verore.
Ushtria e Koresë së Jugut kishte njoftuar të dielën, megjithatë, se manovrat nëntëditore komando do të zhvilloheshin në një shkallë të reduktuar, pa trajnime në terren.
Pandemia e koronavirusit dhe përpjekjet për të denuklearizuar Gadishullin Korean kanë rol kryesor në këtë vendim.
Pheniani akuzon rregullisht SHBA-në se po përdor manovrat me Korenë e Jugut për t’u përgatitur për një sulm.
Uashingtoni dhe Seuli e mohojnë këtë./ a.jor.






















