TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat antikovid të vendosura nga organet kompetente.
Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në fshatin Mirakë, Librazhd, në lokalin në pronësi të shtetasit A.T., vijonte organizimi i aktivitetit me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në Aktin Normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat antikovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit. /m.m/j.p/












