Ballina Bota

TURQI – 27 viktima pas përmbytjeve në rajonin e Detit të Zi

ANKARA, 13 gusht /ATSH-AA/ – Përmbytjet e kësaj jave në rajonin e Detit të Zi kanë shkaktuar 27 viktima, sipas autoriteteve.

”Përmbytjet për shkak të shirave të dendur që goditën rajonin verior të Detit të Zi të mërkurën, lanë 25 persona të vdekur në provincën Kastamonu, dy në Sinop dhe një të zhdukur në provincën Bartin”, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

”Ekipet e shpëtimit dhe ndihmës janë vendosur në zonat e goditura nga përmbytjet dhe kërkimi për personin e zhdukur është duke vazhduar”, sipas zyrtarëve.

Ndërsa evakuimet e disa zonave vazhdojnë, Gjysmëhëna e Kuqe Turke është gjithashtu në terren për të ndihmuar njerëzit e prekur nga përmbytjet.

Deri më tani 323 persona janë evakuuar në Bartin, 925 në Kastamonu dhe 472 në provincën Sinop.

Ndërkohë, presidenti Recep Tayyip Erdogan ka folur me zyrtarët lokalë të zonave të goditura nga përmbytjet dhe ka siguruar që Turqia po përdor të gjitha mjetet në dispozicion për të ndihmuar njerëzit të rimëkëmben pas përmbytjeve./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNga Tirana deri në Dhërmi e Palasë që ngjajnë si Ibiza, reportazhi turistik i gazetares franceze, Saliha Hadj Djilad për Shqipërinë
Artikulli tjetër60 vjet nga ndërtimi i Murit të Berlinit, ambasada e SHBA-së publikon foto