Ballina Bota

ITALI – Zjarret i afrohen Romës

ROMË, 13 gusht /ATSH-ANSA/ – Tri ndërtesa dhe komuniteti i Don Boskos u evakuuan për shkak të zjarrit të madh që ka përfshirë Monte Catillo-n në Tivoli, pranë Romës, që nga dje.

Sipas zjarrfikësve, dy zjarre i janë afruar qytetit.

Rreth 25 familje u evakuuan.

Zjarri po zhvillohet në dy fronte: njëri drejt Marcellina-s dhe tjetri drejt San Polo dei Cavalieri-t. / /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Pentagoni: Kabuli nuk përballet me një kërcënim të afërt
Artikulli tjetërSituata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: Riaktivizohen disa vatra, ndërhyrje edhe nga ajri