Ballina Flash

FUTBOLL – Chelsea rimerr Lukakun

LONDËR, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Chelsea njoftoi nënshkrimin me sulmuesin belg Romelu Lukaku nga Interi.

Lukaku rikthehet në ”Stamford Bridge” pasi ka qenë më parë atje mes viteve 2011-14.

28-vjeçari gjithashtu luajti në ”Premier League” për West Bromwich Albion, Everton dhe Manchester United.

“Jam i lumtur dhe i bekuar që kthehem në këtë klub të mrekullueshëm. Ka qenë një udhëtim i gjatë për mua. Unë erdha këtu i vogël dhe tani do të kthehem me shumë përvojë”, deklaroi Lukaku.

“Marrëdhënia që kam me këtë klub do të thotë shumë për mua, siç e dini. Unë e kam mbështetur Chelsean dhe tani kthehem t’i ndihmoj ata të fitojnë më shumë tituj”, shtoi ai.

Lukaku është shënuesi rekord i Belgjikës, me 64 gola në 98 ndeshje./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOSSH ndërhyn në rrjetin elektrik, Theth-Velipojë-Shëngjin-Tale, kabina dhe shtylla të reja
Artikulli tjetërPërkujtohet 38-vjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtares, Musine Kokalari