LONDËR, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Chelsea njoftoi nënshkrimin me sulmuesin belg Romelu Lukaku nga Interi.
Lukaku rikthehet në ”Stamford Bridge” pasi ka qenë më parë atje mes viteve 2011-14.
28-vjeçari gjithashtu luajti në ”Premier League” për West Bromwich Albion, Everton dhe Manchester United.
“Jam i lumtur dhe i bekuar që kthehem në këtë klub të mrekullueshëm. Ka qenë një udhëtim i gjatë për mua. Unë erdha këtu i vogël dhe tani do të kthehem me shumë përvojë”, deklaroi Lukaku.
“Marrëdhënia që kam me këtë klub do të thotë shumë për mua, siç e dini. Unë e kam mbështetur Chelsean dhe tani kthehem t’i ndihmoj ata të fitojnë më shumë tituj”, shtoi ai.
Lukaku është shënuesi rekord i Belgjikës, me 64 gola në 98 ndeshje./ a.jor.













