TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Çelet në Përmet ekspozita “Përmeti në dokumentet arkivore”.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për tre ditë në qendër të qytetit.
“Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Bashkia Përmet çelën ekspozitën “Përmeti në dokumentet arkivore”, në qytetin që ka gjithçka, përveç detit”, njoftoi sot DPA.
Të pranishëm në çeljen e ekspozitës ishin drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido dhe kryetarja e Bashkisë Përmet, Alma Hoxha.
DPA bën të ditur se, “ekspozita do të qëndrojë e hapur për tre ditë në qendër të qytetit, në kuadër të Festës së Nonës, që të rinjtë të kuptojnë në dorë të parë përmes fotove dhe dokumenteve si ka qenë realiteti i kohës që shoqërohet me rrëfenjat e gjysheve përmetare”. /j.p/























