Ballina Bota

ITALI – Temperaturat e larta në vlera rekord

ROMË, 12 gusht /ATSH-ANSA/ – Në Sicili, mund të jetë vendosur një rekord i ri temperaturash të larta në Evropë, me vlera në 48,8 gradë Celcius të regjistruara këtë pasdite në provincën e Sirakuzës.

“Nëse të dhënat vërtetohen, pas analizave të duhura, ato mund të bëhen vlera më e lartë e regjistruar në kontinentin evropian, duke mposhtur rekordin e mëparshëm prej 48 gradë Celcius i matur në Athinë më 10 korrik 1977, madje duke tejkaluar rekordin prej 48,5 gradë Celcius i vendosur nga një stacion jozyrtar në Catenanuova në gusht 1999”, tha meteorologu i 3bmeteo.com, Manuel Mazzoleni.

Kjo valë të nxehti në të gjithë vendin është shkak i një anticiklon subtropikal afrikan”, sipas meteorologëve..

Temperatura të larta, deri në 38 gradë Celcius, u regjistruan edhe në Romë, Firence, Bolonjë.

Pritet që deri më 15 gusht të mos ketë ndryshime./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 12 gusht 2021
Artikulli tjetërGREQI – Ende luftë me zjarret, mungesa e energjisë elektrike problem për ujësjellësat