Ballina Bota

SHBA – Senati miraton planin masiv të infrastrukturës

UASHINGTON, 10 gusht /ATSH-AFP/ – Senati amerikan ka miratuar gjerësisht planin kolosal të investimeve në infrastrukturë, i kërkuar nga presidenti Joe Biden, me një  vlerë prej 1,2 trilionë dollarë.

Ky projekt “historik”, sipas Shtëpisë së Bardhë, u miratua me 69 vota kundrejt 30, me mbështetjen e më shumë se një të tretës së republikanëve, një dukuri e rrallë në një Kongres ultra të ndarë politikisht.

Projektligji tani do të duhet të hidhet në votim në Dhomën e Përfaqësuesve, ku e ardhmja e tij është më e pasigurt, për shkak të tensioneve të shfaqura brenda shumicës demokrate, midis krahut të majtë dhe centristëve.

Negociatat premtojnë të jenë të vështira dhe një votim përfundimtar në Kongres mund të mos mbahet deri në vjeshtë.

Rezultati i një kompromisi të rrallë midis demokratëve dhe disa republikanëve, plani i investimit në infrastrukturë parashikon 550 miliardë dollarë në shpenzime të reja federale në rrugë, ura, transport, por edhe në internet me shpejtësi të lartë dhe për luftën kundër ndryshimit të klimës./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Shqipëria buzëqesh”, 1,280,239 vaksinime antikovid deri tani
Artikulli tjetërSituata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat për vatrat aktive