Ballina Flash

Rikonstruktohet rruga “Kalaja e Dalmacës” në Shkodër

TIRANË, 9 gusht/ATSH/ Rikonstruksioni i rrugës “Kalaja e Dalmacës” në lagjen nr. 5 të qytetit, apo siç njihet “Hardhijat e egra”, po ecën sipas ritmeve të parashikuara.

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, bashkë me deputeten e zonës, Greta Bardeli, ka inspektuar punën e realizuar deri tani, teksa ka takuar edhe banorët, të cilët janë të kënaqur për investimin, por edhe për cilësinë e punimeve që po kryhen.

Ademi thekson se, “investimi nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër ishte i domosdoshëm, në një zonë ku kanë munguar shërbimet”.

“Përfundimi i punimeve do të mundësojë ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të bardha- KUB, kanalizimin e ujërave të zeza – KUZ, instalimet për ndriçimin rrugor, sipërfaqen asfaltike dhe sinjalistikën e duhur”, shton Ademi.

“Ky është investimi i radhës në këtë lagje të qytetit, i cili do të pasohet edhe me investime të tjera, duke nisur nga rruga ngjitur me “Kalaja e Dalmacës””, nënvizon Ademi.

“Përfundimi i projektit sjell një përmirësim të dukshëm sa i takon lëvizshmërisë së mjeteve motorike dhe këmbësorëve, por edhe mundëson përfitimin e shumë shërbimeve që kanë munguar në këtë zonë, e cila i është bashkuar qytetit pas vitit 1990”, thekson Ademi.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuzeu “Shtëpia me Gjethe” përkujton klerikun Dom Jak Bushati dhe poetin Kasëm Trebeshina
Artikulli tjetërPunonjësit e Volkswagen-it nuk do të hanë më… mish?!