Ballina Ekonomi

Lezhë, vijon puna për pastrimin e kanaleve kulluese

TIRANË, 9 gusht/ATSH/ Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit, Lezhë ka ndërhyrë në hapjen e 7.1 km kanale kulluese, si masë e domosdoshme për kullimin e tokave dhe nxitjen e prodhimit bujqësor.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi bëri të ditur se pastrimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse në të gjithë territorin po kryhet me qëllim lehtësimin e punës së fermerëve.

Sipas saj, rritja e bonitetit të tokës është prioritet për një bujqësi të zhvilluar, ndaj dhe bashkia është angazhuar në vijimësi në rehabilitimin e kanaleve kulluese.

“Përfundimi i pastrimit të këtij kanali prej 7.1 km në zonën e Bushatit, Shkodër, do të bëjë të mundur përmirësimin e kullimit për rreth 680 ha tokë bujqësore”, tha ajo.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJapin dorëheqjen 51 drejtues të strukturave të PD-së Korçë: Basha e ktheu partinë në klienteliste
Artikulli tjetërFondet e investimeve, AMF: Rritet me gati 10 % numri i anëtarëve