Ballina Bota

KIEV – Merkel në Ukrainë për bisedime

KIEV, 9 gusht /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet në Kiev për bisedime me kryeministrin ukrainas Volodymyr Zelensky, më 22 gusht, njoftoi zëdhënësi i tij sot në një postim në Facebook.

“Të dy liderët planifikojnë të diskutojnë për sigurinë dhe marrëdhëniet dypalëshe, mes çështjeve të tjera”, shkruhet në postim.

Në mediet ukrainase ka gjithashtu spekulime se ata do të trajtojnë edhe çështjen e gazsjellësit të diskutueshëm Nord Stream 2.

Berlini ka mbështetur perspektivën e kompensimit të Ukrainës për humbjen e pritshme të të ardhurave.

Zëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, nuk i konfirmoi planet e bisedimeve në Kiev, duke u shprehur se ato do të shpallen në një datë të mëvonshme./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSituata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes raporton mbi vatrat aktive në vend
Artikulli tjetër​FSK drejt Shqipërisë për shuarjen e zjarreve, Mehaj: Së bashku jemi më të fortë në kohë të vështira