Ballina Ekonomi

Denaj: 17,470 biznese, pjesë e procesit të Fiskalizimit

TIRANË, 9 gusht/ATSH/ 17,470 biznese janë bërë tashmë pjesë e procesit të Fiskalizimit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj solli sot shembullin e File’s bar, i cili është një prej bizneseve të shumta që kane filluar procesin e Fiskalizimit, megjithëse thekson ministrja Denaj, afati ligjor për të filluar këtë proces është në 1 shtator 2021.

Denaj nënvizon se, nga data 1 shtator do të nisë zbatimi i procesit edhe për transaksionet Biznes-Konsumator.

“File’s bar është një prej bizneseve të shumta që kanë filluar procesin e Fiskalizimit. Prej dy muajsh, pret fatura të Fiskalizuara, edhe pse afatin ligjor për të filluar këtë proces e ka në 1 shtator 2021. Përdor zgjidhje softuerike”, thekson Denaj në një postim në rrjetet sociale.

“17,470 biznese janë bërë tashmë pjesë e këtij procesi. Nga data 1 shtator do të nisë zbatimi i procesit edhe për transaksionet Biznes-Konsumator”, përfundon Denaj.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRikonstruktohet shkolla e mesme “Kol Martini” në Shkrel të Malësisë së Madhe
Artikulli tjetër198-vjetori i vdekjes së atdhetarit Marko Boçari