Ballina Flash

Rikonstruksion i rrugës “Freskaj” në bashkinë Shkodër

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Një tjetër rrugë e re, e rikonstruktuar plotësisht, do t’i shtohet shpejt rrjetit rrugor të qytetit të Shkodrës.

Rruga “Freskaj”, në një zonë rezidenciale të Shkodrës, do të ofrojë lehtësi jo vetëm në lëvizshmërinë e qytetarëve dhe mjeteve, por do të përmirësojë edhe cilësinë e shërbimeve.

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, u shpreh “shumë e kënaqur që po vijojmë të investojmë në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, në njësi administrative dhe në qytet”.

“Së bashku po ia dalim të përmirësojmë gradualisht standardet e jetës së përditshme. Natyrisht, ka shumë për të bërë dhe puna jonë nuk do të ndalojë me projekte zhvillimore në shërbim e funksion të banorëve”, tha ajo.

“Përfundimi i rikonstruksionit të rrugës “Freskaj”, veç të tjerave, lehtëson aksesin jo vetëm për banorët e saj, por edhe për besimtarët që i drejtohen objektit të kultit në krye të rrugës”, theksoi Ademi.

“Për çdo gjë që po ndërtojmë së bashku këto vite, merita dhe falënderimet janë për banorët, përmes kontributeve të të cilëve, sugjerimeve e vërejtjeve ndryshojmë Shkodrën çdo ditë”, u shpreh kryebashkiakja Ademi.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVitia bënë thirrje për vaksinim: Delta nuk po i kursen as fëmijët
Artikulli tjetërFRANCË – Macron: Vaksinohuni, pasi liria nuk vlen asgjë nëse infektojmë të tjerët