Parashikimi i motit, e enjte 5 gusht 2021

TIRANË, 5 gusht/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se duke filluar nga dita e nesërme, gradualisht mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore.

Moti do të jetë kryesisht i kthjellët por gradualisht duke nisur nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë edhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura.

Në zonën e veriut dhe relievet kodrinore-malore në qendër, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtër dhe stuhi shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare 3-8 m/s dhe hera-herës e fortë nga orët e mesditës deri ato të pasdites me shpejtësi 7-15 m/s kryesisht në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:    

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/34 diell re shi
Kukës 23/34 diell re shi
Lezhë 21/34 diell re shi
Dibër 19/33 diell re shi diell
Durrës 22/34 diell re
Tiranë 25/36 diell re
Elbasan 22/38 diell re pak shi
Berat 19/40 diell re
Vlorë 24/39 diell re
Korçë 20/35 diell re
Gjirokastër 18/40 diell re
Sarandë 22/35 diell re

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.