Ballina Flash

Kompanitë gjermane në shënjestrën e sulmeve kibernetike

BERLIN, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Pothuajse 90 për qind e kompanive gjermane janë vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike në muajt e fundit, njoftoi sot shoqata e informacionit dhe telekomunikacionit Bitkom.

Bitkom theksoi një rritje të rasteve gjatë këtij viti dhe atij të fundit, në të cilat sistemet e informacionit dhe prodhimit u paralizuan nga grabitësit që kërkonin pagesa për të hequr bllokimet.

“Vjedhjet e të dhënave, spiunazhi dhe sabotimi kanë goditur pothuajse nëntë nga 10 kompani gjatë kësaj periudhe”, tha Bitkom.

Dëmi i shkaktuar ishte rreth 220 miliardë euro (260 miliardë dollarë) në vit, më shumë se dyfishi i regjistruar në vitet 2018 dhe 2019, kur u vlerësua në 103 miliardë euro në vit.

Menaxherët e anketuar në studim raportuan incidente të sigurisë në 59 për qind të kompanive, ku puna nga shtëpia ka qenë një opsion që nga fillimi i pandemisë së COVID-19.

Rreth nëntë për qind e kompanive të anketuara thanë se ekzistenca e tyre ishte kërcënuar nga sulmet kibernetike.

Dëmi i shkaktuar nga krimi i organizuar po vazhdon të rritet dhe është 29 për qind e të gjitha sulmeve./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArsimi profesional, Denaj: 51 % e të diplomuarve, punësim që vitin e parë
Artikulli tjetërCOVID-19 – EMA dhe ECDC: Ende të nevojshme maskat ​​dhe distancimi