Ballina Flash

Kupat e Europës/ Teuta dhe Laçi njohin rivalët e fazës play-off

TIRANË, 3 gusht/ATSH/ – Teuta dhe Laçi janë dy klubet shqiptare që kanë kaluar me sukses raundin e dytë të kompeticionit “UEFA Conference League”, teksa janë njohur edhe me rivalët e mundshëm në rast se do të kalojnë në fazën “play-off”.

Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, janë përcaktuar rivalët për Teutën dhe Laçin, ku kampionëve të Shqipërisë do t’u duhet të kalojnë fillimisht irlandezët e Shamrok Rovers, për t’u përballur më tej në fazën play-off me skuadrën humbëse të çiftit Omonia-Flora Talin. Durrsakët do të zhvillojnë ndeshjen e parë të turit të tretë më 5 gusht, ndërsa ndeshjen e kthimit më 12 gusht.

Ndërkaq, Laçi i drejtuar nga Shpëtim Duro, në rast fitoreje ndaj belgëve të Anderlehtit, do të gjejë në play-off skuadrën që do të dalë fitues nga çifti Vitese-Dundalk. Kurbinasit do të luajnë ndeshjen e parë në “Elbasan Arena” më 5 gusht, ndërsa sfida e kthimit do të luhet në Belgjikë më 12 gusht.

Ndeshjet e fazës play-off do të luhen më 19 dhe 26 gusht.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStandard & Poor’s konfirmon vlerësimin “B+” dhe perspektivë “të qëndrueshme” për ekonominë shqiptare
Artikulli tjetër101 vjet më parë u krijua në Shkodër “Komiteti i Zojavet ‘Grueja Shqyptare’ për ndihma bamirsije”