Ballina Aktualitet

Bashkëpunim midis FA dhe Gardës Kombëtare të New Jersey

TIRANË, 3 gusht/ATSH/ Pilotë shqiptarë nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë ndodhen në SHBA si pjesë e një bashkëpunimi të gjatë midis Forcave të Armatosura Shqiptare dhe Gardës Kombëtare të New Jersey.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë publikoi sot në rubrikën “Foto e ditës”, disa foto nga takimi që gjeneralja e brigadës, Lisa J. Hou, ndihmësgjenerale e New Jersey, zhvilloi me pilotët nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, ndërsa mban në dorë një portret të gdhendur me shqiponjën shqiptare dhe heroin kombëtar, Skënderbeun.

Ambasada bën të ditur se, pilotët shqiptarë morën pjesë në fluturime për t’u familjarizuar me helikopterët UH-72 Lakota të Gardës Kombëtare të New Jersey, si pjesë e një bashkëpunimi të gjatë midis Forcave të Armatosura Shqiptare dhe Gardës Kombëtare të New Jersey.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak101 vjet më parë u krijua në Shkodër “Komiteti i Zojavet ‘Grueja Shqyptare’ për ndihma bamirsije”
Artikulli tjetërSituata me zjarret, Kurti viziton Suharekën