ROMË, 2 gusht /ATSH-ANSA/ – Përgjigjja imune që ndodh me dy doza të vaksinës AstraZeneca është më e ulët se ajo e vërejtur në rastin e një përzierjeje Astrazeneca dhe një vaksinë Rna dhe, gjithashtu, edhe në rastin e përzierjes së dy dozave vaksine Rna.
Regjimi heterolog nuk duket se ka të njëjtin efektivitet, nëse doza e parë është Rna dhe e dyta AstraZeneca.
“Sidoqoftë, është mirë të përdoret një përzierje e vaksinave vetëm në situata të veçanta të ndërprerjes së furnizimeve, duke qenë se studimet janë bazuar në një mostër të kufizuar”, shpjegoi OBSH.
OBSH specifikon se me regjimin e përzier të vaksinave u vërejt edhe një reaktogjenitet më i madh, edhe pse i pranueshëm.
Sipas organizatës, edhe pse të dhënat për momentin janë inkurajuese, duhet kujdes në interpretimin e tyre, duke pasur parasysh mostrën e kufizuar dhe mungesën e ndjekjes, veçanërisht në të dhënat e sigurisë./ /ervo/























