Ballina Ekonomi

Kredia e dhënë për informacion komunikimi 2.2 miliardë lekë

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, një tjetër sektor që ka shënuar rritje të ndjeshme të kreditimit këtë vit është Informacioni dhe Komunikimi.

Sipas BSH-së, kredia e dhënë për këtë sektor arriti në 2.2 miliardë lekë, në muajin qershor të këtij viti, ose  tre herë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo rritje është ndikuar sidomos nga huadhënie për operatorët e Telekomunikacionit, apo sipërmarrjeve private në sektorin e IT.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, për 6-mujorin 2021 kredia e dhënë për biznesin kishte vlerën 68.5 miliardë lekë.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDigjen 50 hektarë në Bjeshkët e Nemuna
Artikulli tjetërCOVID-19 – Franca përgatit ligjin për masat e reja