Biblioteka e Natyrës, ideja e të rinjve korçarë për të përqafuar botën e letërsisë

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Një ide të bukur kanë krijuar të rinjtë korçarë për adhuruesit e librit.

Në rrugët e qytetit të Korçës janë vendosur biblioteka me libra, ku të rinjtë dhe lexues të çdo moshe mund të marrin një libër dhe ta këmbejnë me një libër të tyrin.

Kryeministri Edi Rama uroi mirëmëngjes me disa fotografi nga qyteti i Korçës me idenë e të rinjve për të lexuar libra në natyrë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë gjetje të bukur të të rinjve korçarë, Bibliotekën e Natyrës, ju uroj ta kaloni sa më mirë fundjavën”, – tha Rama.

Me anë të kësaj nisme arrihet inkurajimi i të rinjve për të përqafuar botën e letërsisë dhe për ti bërë thirrje atyre për tu larguar nga ekranet teknologjike dhe të rikthehen pranë mikut më të mirë, librit.

Si funksionon “Biblitoteka në Natyrë”?

Të rinjtë ose lexuesit e çdo moshe nëse shikojnë një libër që dëshirojnë ta lexojnë mund të marrin. Pasi mbarojnë së lexuari librin ta kthejnë përsëri dhe nëse mendojnë që kanë një libër që duhet ta lexojnë edhe të tjerët, ta ndajnë atë. Në fund pasi ta lexojnë librin të shkruajnë një mesazh për lexuesin pasardhës.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.