SALVADOR – Ish-presidenti Sanchez, i akuzuar për korrupsion, ndryshon shtetësinë për të shmangur dëbimin

MEKSIKO SITI, 31 korrik /ATSH-DPA/ – Ish-presidenti i Salvadorit, Salvador Sanchez Ceren mori nënshtetësinë e Nikaraguas, sipas Gazetës Zyrtare të Nikaraguas.

Ekziston një urdhër për arrestimin e tij në Salvador, që do të thotë se Ceren nuk mund të dëbohet.

Urdhri i arrestit është lëshuar një javë më parë dhe ai akuzohet për pastrim parash, përvetësim dhe pasurim të paligjshëm.

Dy vjet më parë, një tjetër ish-president i Salvadorit, Mauricio Funes, gjithashtu mori nënshtetësinë nikaraguane, ku edhe ai kërkohej për korrupsion.

Të dy ligjvënësit e krahut të majtë FMLN kishin udhëhequr vendin, me Funes në pushtet nga 2009 në 2014, para se ai të pasohej nga Sanchez Ceren, në pushtet nga 2014 në 2019.

Sanchez Ceren u largua nga vendi dhjetorin e kaluar dhe nuk është kthyer që atëherë./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.