Ballina Ekonomi

OST nis riparimin e linjës 220 kV Burrel-Elbasan

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Operatori i Sistemit të Transmetimit po vijon investimet për mirëmbajtjen e rrjetit elektrik.

Sipas OST-së, sot se ka nisur riparimi i linjës 220 kV Burrel-Elbasan.

“Njësia Operative e OST-së në Burrel po punon për riparimin e trosit në shtyllën 119 të linjës 220-9/2 Burrel-Elbasan”, bën të ditur OST.

Në bazë të rregullores për treguesit e kritereve standarde të performancës për Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), për vitin 2021 të miratuar nga ERE, koha mesatare e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike do të jetë 35 minuta, periudha e njoftimit të ndërprerjeve të planifikuara në sistemin e transmetimit, 72 orë, ndërsa koha e nevojshme për t’iu përgjigjur kërkesave për lidhje të reja 60 ditë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjirokastër, rehabilitim i mjediseve çlodhëse në zonat turistike
Artikulli tjetërZAGREB – Plenkoviç: Ura e Peljeshacit bashkon Kroacinë me BE-në