Parashikimi i motit, 28 korrik 2021

TIRANË, 28 korrik/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika Veriore.

Moti do të jetë i kthjellët me zhvillime vranësirash kalimtare në relievet malore dhe pjesërisht në zonën qendrore në orët e drekës.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1 deri 8m/sek. Deri forca 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/39 Diell
Kukës 22/37 Diell re
Lezhë 21/37 Diell
Dibër 19/37 Diell re
Durrës 24/35 Diell
Tiranë 25/40 Diell  re
Elbasan 24/41 Diell  re
Berat 18/39 Diell  re
Vlorë 21/38 Diell
Korçë 20/36 Diell re
Gjirokastër 19/40 Diell  re
Sarandë 21/35 Diell

                           

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.