METEO – Japonia përcëllohet nga temperaturat e larta, 23 viktima

TOKIO, 28  korrik /ATSH-AA/ – Javën e fundit në Japoni 23 persona humbën jetën për shkak të temperaturave të larta.

Agjencia japoneze e Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive njoftoi se 8 122 persona u shtruan në spital gjatë 19-25 korrikut për shkak të goditjeve nga nxehtësia.

Agjencia njoftoi se 23 prej tyre vdiqën dhe më shumë se 3 000 janë në gjendje serioze.

Më tej, thuhet se më shumë se gjysma e të shtruarve në spital ishin mbi moshën 65-vjeç, 2 627 ishin midis moshës 18 deri 64-vjeç dhe 800 nën moshën 17-vjeçare.

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e pajisjeve të ventilimit, kur temperatura arrin 38 gradë ose kur lagështia arrin në 70 për qind./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.