Raporti i OSBE/ODIHR, Celibashi: Vlerësime pozitive për administrimin e procesit

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi reagoi sot pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Celibashi u shpreh se, “vlerësimet shumë pozitive për administrimin e procesit zgjedhor nga KQZ në raportin përfundimtar OSBE/ODIHR, janë shtysë në përmirësimin e mëtejshëm të këtij aspekti”, tha Celibashi.

“KQZ nxit qeverinë dhe opozitën që vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti të adresohen sa më parë plotësisht”, theksoi Celibashi.

“Konsiderimi i ekspertizës dhe gjetjeve të KQZ-së në ndryshimet e mundshme ligjore është me dobi për procesin e reformës të rekomanduar nga OSBE/ODIHR”, nënvizoi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.