Ballina Flash

Rihapja e hetimeve ndaj Mediut për “Gërdecin”, Kraja: Çështjes do t’i shkohet deri në fund

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ SPAK është i mendimit se vendimi i sotëm i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar e cila rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së posaçme, SPAK, për rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec, “është i pabazuar në ligj dhe do të ankimohet menjëherë”.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i tha Zërit të Amerikës se “kësaj çështje do t’i shkohet deri në fund, në respekt të procedurave ligjore.

Në vendimin e arsyetuar të GJKKO thuhet se “në kushtet kur prokuroria nuk e ka ushtruar ndjekjen penale për një periudhë mbi dhjetë vjet edhe pse nuk ka pasur një pengesë të tillë, Gjykata çmon se ajo nuk mund të ushtrohet më tashmë bazuar në nenin 66 gërma “b” të Kodit Penal dhe në nenin 328 pika 1 gërma “d” të K. Pr. Penale”.

“Për këto arsye, Gjykata bazuar në nenin 112 dhe 329/c të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në vendim.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRaporti i DASH, Karçanaj: Shqipëria, model në qeverisjen digjitale
Artikulli tjetërRemitancat impakt në ekonomi, përbëjnë mbi 10% të PBB-së