Ballina Ekonomi

Raporti i DASH, Karçanaj: Shqipëria, model në qeverisjen digjitale

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ Raporti i vitit 2021 për Shqipërinë i Departamentit Amerikan të Shtetit vlerësoi revolucionin digjital në vendin tonë, duke vënë në dukje se 95 % e shërbimeve publike ofrohen online.

Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj duke sjellë në vëmendje këtë fakt theksoi se “e-Albania mori vlerësim nga raporti prestigjoz “Investment Climate 2021” i DASH”.

“Shqipëria është model në qeverisjen digjitale! Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, është fakt që 95 % e shërbimeve publike ofrohen online dhe revolucioni digjital do frenojë korrupsionin. Ky certifikim jep më shumë besim tek investitorët e huaj për të investuar në Shqipëri!”, u shpreh Karçanaj.
“Nga marsi 2021, 95 % e të gjitha shërbimeve publike për qytetarët dhe bizneset ishin në dispozicion online përmes portalit e-Albania. Platforma ofroi më shumë se 1200 shërbime për qytetarët dhe bizneset. Digjitalizimi i shtuar i shërbimeve pritet të frenojë korrupsionin duke kufizuar kontaktet e drejtpërdrejta me zyrtarët e administratës publike”, thuhet në raportin e DASH, “Investment Climate 2021”.
/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNë Republikën Çeke duhet të ruhesh edhe nga… krokodilët
Artikulli tjetërRihapja e hetimeve ndaj Mediut për “Gërdecin”, Kraja: Çështjes do t’i shkohet deri në fund