Ballina Flash

“Magjistari i Ozit” hap muzeun e çmimeve Oscar

LOS ANXHELES, 24 korrik /ATSH-AFP/ – Një projeksion i filmit “Magjistari i Ozit” do të nisë festimet e planifikuara për përurimin e muzeut të shumëpritur të Akademisë së Çmimeve Oscar, njoftuan burimet.

Ndoshta një nga filmat më të njohur në SHBA, “Magjistari i Ozit” do të transmetohet më 30 shtator dhe do të shoqërohet drejtpërdrejt nga Orkestra Simfonike e Rinisë Amerikane.

Në programin e javëve të para të muzeut, i kushtuar magjisë së artit të shtatë, do të jetë gjithashtu një shfaqje e “Malcolm X”, me Spike Lee dhe Denzel Washington, si edhe të gjithë filmat e artistit japonez Hayao Miyazaki.

Një ekspozitë e përkohshme do t’i kushtohet regjisorit të “Spirited Away” dhe “Fqinji im Totoro”.

U desh gati një shekull që të lindte ideja e një muzeu i kushtuar kinemasë.

Një sferë gjigante prej qelqi, çeliku dhe betoni qëndron në njërën anë të muzeut. Ajo duket sikur noton mbi tokë dhe është ndërtuar për të mishëruar “magjinë e filmave”.

E lidhur me vendkalime për në ndërtesën kryesore, ajo strehon një dhomë kinemaje prej 1 000 vendesh dhe është e pajisur me teknologjinë më të fundit.

Misioni i muzeut do të jetë tregimi i historisë së kinemasë, risive të saj dhe t’u tregojë vizitorëve teknikat e përdorura për të bërë një film./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjohja e patentave shqiptare në Itali në fuqi prej 12 korrikut, Ambasada: Po zgjidhim disa probleme teknike
Artikulli tjetërMSHMS: Asnjë humbje jete, 25 raste të reja me COVID-19