Ballina Flash

Kushi vlerëson kontributin e mësueses nga Hasi, Sadete Peca

TIRANË, 24 korrik/ATSH/Vitet e fundit është punuar intensivisht për të lartësuar figurën e mësuesit.

Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi publikoi sot historinë e mësueses së matematikës nga Hasi, Sadete Peca, ndërsa vlerësoi përkushtimin e saj në 24 vite mësimdhënie.

“Në karrierën e saj 24-vjeçare si mësuese e lëndës së matematikës, Sadete Peca nga Hasi dallohet për përkushtimin e saj në mirë-arsimimin e brezave. E karakterizuar gjithmonë për profesionalizmin, përkujdesjen dhe komunikimin miqësor, ajo është tërësisht e fokusuar që nxënësit e saj të arrijnë vetëm suksese”, tha Kushi.

Mësuese Sadetja është po ashtu udhëheqëse e rrjetit profesional të shkencave të natyrës.

“Si udhëheqëse e rrjetit profesional të shkencave të natyrës, zysh Sadetja tregohet çdo herë e gatshme për të ndihmuar kolegët e saj në çdo fushë të mësimdhënies, duke pasur në fokus të veçantë edhe mësuesit e rinj që bëhen pjesë e sistemit arsimor”, bëri të ditur ministrja Kushi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërurohet në Kolonjë shtatorja e Sali Butkës, Kryebashkiaku Isai: T’i vlerësojmë të gjithë patriotët
Artikulli tjetërKosova siguron një medalje olimpike, Distria Krasniqi në finale