Ballina Flash

Osmani: Pavarësia e Kosovës realitet i pakthyeshëm

PRISHTINË, 22 korrik/ATSH/- Presidentja, Vjosa Osmani thotë se është koha që vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën ta pranojnë këtë realitet të pakthyeshëm.

Kjo tashmë siç thotë Osmani është vendosur 11 vjet më parë edhe nga GjND-ja që përafërsia e Kosovës nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare.

“11 vjet më parë, GJND vendosi që pavarësia jonë nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare. Është koha që vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën ta pranojnë këtë realitet të pakthyeshëm. Republika e Kosovës është këtu për të qëndruar: sovrane, e pavarur, demokratike dhe paqedashëse. Do të mbetet përgjithmonë kështu”, shprehet Osmani.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti: 70% ambasadorë të karrierës dhe 30% të emëruar politik
Artikulli tjetërTOKIO 2020 – Bëri humor me Holokaustin, pushohet nga puna drejtori ceremonisë së hapjes së LO