Ballina Bota

SHBA – Biden: Lukashenko të lirojë të burgosurit politikë

UASHINGTON, 21 korrik /ATSH-DPA/ – Administrata e presidentit amerikan Joe Biden i ka kërkuar me forcë regjimit të Lukashenkos për të lejuar një hetim ndërkombëtar mbi ngjarjet e 23 majit si edhe lirimin e të burgosurve politikë të vendit.

Shtëpia e Bardhë i kërkon me forcë lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë si edhe angazhimin për një dialog të gjerë politik me udhëheqësit e opozitës.

”Kjo do të çojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme nën monitorimin e OSBE”, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

Këto deklarata Shtëpia e Bardhë i bëri pas takimit mes këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan dhe udhëheqëses së opozitës bjelloruse, Svjetlana Tihanovskaja./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakISS do të ketë një laborator të ri 400 kilometra mbi Tokë
Artikulli tjetërZhupa: SPAK të mos vonojë hetimet për inceneratorin e Tiranës