Ballina Flash

Kosovë, 5 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 21 korrik /ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pesë raste të reja me COVID-19 nga 358 teste të kryera. Në këtë periudhë nuk është regjistruar asnjë rast vdekje.

Nga rastet pozitive, dy janë nga Fushë Kosova, dy nga Klina dhe një nga Mitrovica.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 8 pacientë nga komunat: Prishtinë 3, Pejë 2, Junik, Gjilan dhe Gjakovë me nga një rast shërimi.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 557 ndërsa në total numri i rasteve aktive është 104.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakWhatsApp mundëson hyrjen në thirrjet në zhvillim
Artikulli tjetërRikonstruksioni i kabinave, OSHEE: Kufizime energjie në disa zona në Tiranë