Rikonstruksioni i kabinave, OSHEE: Kufizime energjie në disa zona në Tiranë

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën të ditur se ditën e nesërme, gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë.
Sipas OSHEE-së, nga ora 09:00-15:00 do të ketë kufizim pjesërisht të energjisë në
rrugën “Taulantia”, rrugën “Kolë Popa” dhe një pjesë e zonës pranë ish-Tregut Elektrik, një pjesë e pallateve pranë Ministrisë së Jashtme, në bulevardin “Zhan D’Ark”, rruga Kamëz-Valias, Kasallë.
Ndërsa në orën 10:00-16:00 do të ketë ndërprerje energjie në rrugën “Agon” dhe rrugën “Ention Frroku”.

Për OSHEE prioritet është reduktimi i mëtejshëm i nivelit të humbjeve. Strategjia për arritjen e këtij objektivi mbështetet në investime në matje inteligjente për konsumatorët fundorë. Krahas uljes së humbjeve, këto investime do të sjellin edhe përmirësimin e treguesve të cilësisë të shërbimit të furnizimit me energji elektrike të përdoruesve të rrjetit.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.