TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Eriselda Sefa mori sot detyrën e kryetares së bashkisë së Lushnjës.
Sefa u emërua kryetare me vendim të këshillit bashkiak të Lushnjës.
Bashkia e Lushnjës bëri të ditur sot se “sipas ligjit 139 të vitit 2015 për qeverisjen vendore i takon njërit prej nënkryetarëve të bashkisë të marrë postin e mbetur vakant të kryetarit. Me vendim të këshillit bashkiak Lushnjë, Eriselda Sefa emërohet Kryetare e bashkisë Lushnjë”.
Sefa më herët ka mbajtur postin e nënkryetares së bashkisë Lushnjë.
Emërimi i Sefës vjen pas shkarkimit nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda të kryetarit të bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi në 7 korrik disa zyrtarë në Lushnjë, mes tyre edhe kryebashkiakun Fatos Tushe.
/k.s/r.e/





















