Ballina Flash

Transportonte 3 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 37-vjeçari nga Elbasani

TIRANË, 13 korrik/ATSH/  Një 37-vjeçar nga Elbasani u arrestua nga policia, pasi po transportonte 3 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.
Sipas Policisë, u arrestua E. Sh., 37 vjeç, banues në Elbasan dhe u shpall në kërkim shtetasja K. B., 35 vjeçe, banuese në Korçë.
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Qafë-Thanë, shtetasin E. Sh., i cili ishte duke lëvizur me mjetin tip “Lancia” dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte. Drejtuesi i mjetit, nuk iu është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, por pas ndjekjes është kapur dhe neutralizuar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u konstatuan 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve 37-vjeçari në bashkëpunim me shtetasen K. B., dyshohet se kundrejt shpërblimit 300 euro për secilin, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.
/k.s/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHapet pika doganore e Tre Urave
Artikulli tjetërKombëtarja e femrave/ Shqipëria luajti testin e parë ndaj Turqisë në Elbasan