TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka shprehu sot keqardhjen lidhur me akuzat e bëra ndaj ambasadorit të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.
Xhaçka theksoi se “Luigi Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar”.
“Një mik i cili ka shkuar dhe përtej detyrës së tij, për të ndihmuar shqiptarët me pasojat e tërmetit dhe pandemisë COVID-19. Një mik i vërtetë i cili ka mbështetur integrimin e vendit tonë në BE, edhe duke kritikuar qeverinë dhe politikën në rastin e gabimeve të bëra”, tha Xhaçka.
E sigurt, vijoi Xhaçka, që ambasadori Soreca gëzon respektin dhe mbështetjen e shumicës së popullit shqiptar.
Më herët sot, Komisioni Europian reagoi pas padisë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar bëri në SPAK ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.
/m.m/r.e/












