Ballina Flash

COVID-19 – Vaksina italiane ”ReiThera” rezulton 93% efikase

ROMË, 12 korrik /ATSH-ANSA/ – Vaksina ”ReiThera” e Italisë kundër COVID-19 tregoi një përgjigje të antitrupave kundër proteinës Spike në mbi 93% të vullnetarëve tre javë pas dozës së parë duke arritur në 99% pas dozës së dytë, deklaroi kompania e bioteknologjisë.

”Pesë javë pas vaksinimit të parë niveli i antitrupat që lidhin proteinën Spike dhe e  neutralizojnë, virusi ishte i krahasueshëm me atë të matur në një grup pacientësh duke u shëruar nga infeksioni Covid”,  shpjegoi kompania.

”Rezultatet pas pesë javëve nga fillimi i vaksinimit konfirmuan se çfarë ishte vërejtur gjatë Fazës 1: vaksina tolerohet mirë në dozën e parë dhe tolerohet edhe më mirë pas së dytës”, deklaroi ”ReiThera”.

“Asnjë ngjarje e rëndë serioze që mund të lidhet me vaksinën nuk u regjistrua”, deklaroi kompania./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtetasit shqiptarë drejt Austrisë/ Ambasada: Të jenë të pajisur me biletë udhëtimi vajtje-ardhje dhe rezervim hoteli
Artikulli tjetërKPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për gjyqtarin e Gjirokastrës, Ramiz Lala