Ballina Bota

SHBA – Biden i kërkon Putinit goditjen e krimit kibernetik

UASHINGTON, 10 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA, Joe Biden i sugjeroi presidentit rus, Vladimir Putin të ndërmarrë veprime më të ashpra kundër krimit në internet.

Këtë kërkesë Biden e bëri gjatë një telefonate me homologun rus, pas një serie sulmesh hakerash në SHBA dhe vende të tjera.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden është përballur me “sulme të vazhdueshme ransomware nga kriminelë me bazë në Rusi që kanë prekur SHBA dhe vendet e tjera të botës”.

”Presidenti amerikan theksoi nevojën që Rusia të ndërmarrë veprime për të ndaluar grupet e hakerave që veprojnë në Rusi dhe theksoi se është e vendosur të vazhdojë të angazhohet me kërcënimin më të gjerë të ransomware”, thekson deklarata.

”Ai përsëriti se SHBA do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur popullin e tyre dhe infrastrukturën kritike përballë kësaj sfide të vazhdueshme”, sipas deklaratës. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSezoni turistik/Vihet në punë NST Mobile Himara, rrit sigurinë e furnizimit me energji
Artikulli tjetërNdërtime pa leje në bregdet/ Arrestohen 2 shtetas në Durrës