Ballina Flash

Dimali, marrëveshje bashkëpunimi me qytetin e Campobasos në Itali

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Bashkia e Dimalit dhe ajo e Campobasos në Itali kanë rënë dakord për të nisur një bashkëpunim në fusha të ndryshme me përfitim të ndërsjelltë.

Gjatë vizitës në Itali, kryebashkiakja Juliana Memaj u prit në një takim nga kryetari i bashkisë së Campobasos, Roberto Gravina, me të cilin diskutoi mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, politik dhe social midis dy qyteteve.

Lajmin e mirë e ka dhënë vetë kryetari i bashkisë së e Campobasos, i cili e ka vlerësuar si një takim mjaft të frytshëm.

“Këtë mëngjes pata kënaqësinë të takoja kryebashkiaken e Dimalit (Shqipëri), Juliana Memaj. Ishte një mundësi për të diskutuar shumë aspekte që qytetet tona kanë të përbashkëta, duke filluar me përvojën dhe përmirësimin e Street art, praktikat e mira për rritjen e produkteve bujqësore dhe rihapjen e turizmit vendas”, shkruan kryebashkiaku Roberto Gravina.

Ky bashkëpunim pritet shumë shpejt të finalizohet edhe me një marrëveshje binjakëzimi mes dy qyteteve./m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestime në Shqipëri në fushën e burimeve të energjive të rinovueshme
Artikulli tjetërGjonaj pret homologun maqedonas, fokus në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit transnacional