Ballina Flash

Pentagoni anulon megakontratën “Cloud” me Microsoft

NJU JORK, 6 korrik /ATSH-AFP/ –  Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar anulimin e megakontratës “Cloud” prej 10 miliardë dollarësh me Microsoft, e lidhur në 2019 dhe e kundërshtuar nga Amazon.

Pentagoni shpjegoi në një njoftim për shtyp se kjo kontratë “nuk plotëson më nevojat e saj” për shkak të “ndryshimit të kërkesave” dhe “përparimeve në sektor”.

Ai planifikon të fillojë një procedurë të re për të punësuar kompani të ndryshme të specializuara në “Cloud”.

“Me evolucionin e mjedisit teknologjik, është bërë e qartë se kjo kontratë (…), që është vonuar për një kohë të gjatë, nuk plotëson më kërkesat për të mbushur boshllëqet e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes”, tha një zëdhënës në një deklaratë.

Kjo megakontratë, për një periudhë 10-vjeçare synonte të modernizonte të gjitha sistemet kompjuterike të Forcave të Armatosura Amerikane në një sistem të menaxhuar nga Inteligjenca Artificiale./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShikimi në ekranin e smartphone shkakton imitim “ngjitës”
Artikulli tjetërSTRASBURG – Von der Leyen: 250 milionë europianë kanë shkarkuar certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19