ROMË, 6 korrik /ATSH-ANSA/ -Ky është hulumtimi i parë që zbaton një qasje etologjike për përdorimin e celularëve.
“Mimika spontane, si ngjitja e të qeshurës, është një fenomen biologjik që rrit familjaritetin midis subjekteve, duke luajtur një rol në zhvillimin e marrëdhënieve shoqërore, por, në këtë rast, ajo duket se prodhon një rezultat të kundërt”, shpjegon Veronica Maglieri, studente e doktoraturës në Universitetin e Pizës.
“Duke aktivizuar nevojën tonë për të përdorur celularin edhe kur jemi në shoqëri, largohemi nga realiteti që po përjetojmë dhe drejtohemi drejt një realiteti krejtësisht virtual, edhe nëse jemi të rrethuar nga persona fizikë”, shtoi ajo.
Për të kryer studimin, studiuesit vëzhguan grupe njerëzish që nuk kishin dijeni për kërkimin, duke kontrolluar sjelljen e tyre pas ekspozimit ndaj dy stimujve të ndryshëm: manipulimit të celularit dhe manipulimit të celularit pa vëmendjen e duhur ndaj tij.
Sipas studiuesve, mekanizmi që shkakton mimikën spontane është vëmendja, ndërsa thjesht manipulimi i telefonit celular nuk mjafton për të evokuar një fenomen të tillë./ /ervo/






















